Sport Ndërkombëtar

Warriors – të pakapshëm në Konferencën Perëndimore

Golden State Warriors

Kanë kaluar 25 ndeshje, por Golden State Warriors ende nuk kanë hasur në kundërshtarë të denjë në NBA.

“Luftëtarët” kanë shënuar fitoren e radhës në udhëtim, duke e mposhtur Portland Trail Blazers, me rezultat 94-104.

Si në shumicën e ndeshjeve në këtë sezonë, ndër basketbollistët më të duallur në parket te “Warriors” ishte Stephen Curry.

Ai realizoi 22 pikë, asistoi dy herë dhe bëri dy kërcime.

Paraqitje të mirë pati edhe Jordan Poole, i cili shënoi 22 pikë, ndërsa regjerstroi dy asitime dhe tri kërcime.

Në anën tjetër, te skuadra vendase paraqitje të mirë pati, Norman Powell.

Portland Trail Blazers vs. Golden State Warriors Game Day Discussion -  Blazer's Edge
Momente nga takimi

28 vjeçari, shënoi 26 pikë, kurse ishte autor i pesë asistimeve.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Nassir Little, që shënoi 18 pikë, asistoi një herë dhe bëri gjashtë kërcime.

Pas kësaj ndeshje, Golden State arrin në kuotën e 21 fitoreve, ndërsa ka vetëm katër humbje.

Warriors janë liderë të padiskutueshëm në Konferencën Perëndimore, ndërsa Blazers mbetet në vendin e 11-të.

Në disa nga takimet tjera u shënuan këto rezultate:

Boston Celtic 111-114 Los Angeles Clippers

Milëaukee Bucks 104 – 113 Mimai Heat

Neë York Knicks 102-22 Indiana Pacers /Shqip.com