VV dorëzon kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Inspekcionit.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se kallëzimi penal ka të bëjë me objektin ku janë të vendosura zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit nga Lëvizja Vetëvendosje- Qendra Prishtinë, ku kallëzimin penal është dorëzuar nga Gëzim Sveçla dhe Arianit Beqiri.
‘’Sot, Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LVV-së, Gëzim Sveçla dhe Arianit Beqiri, kanë dorëzuar Kallëzim Penal, në Prokurorinë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, për keqpërdorim të detyrës zyrtare të Inspektorëve të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës duke mos ndërhyrë në objektin pa leje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.’’ thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Prishtinë.
Nga kjo Lëvizje thotë se këto u prezantuan nga ata që me 6 prill në një konferencë për media.
“Më 6 prill 2022, mbajtëm Konferencë të Jashtëzakonshme duke prezantuar refuzimin e lejes nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, që ia kishin bërë LDK-së. Pavarësisht kësaj, ata sërish kishin ndërhyrë në këtë objekt. Ne, në konferencë paralajmëruam që jemi duke e përgatitur një kallëzim penal. Dy javë më vonë, ndonëse shpresuam se Drejtoria e Inspekcionit do të marrë masa, një gjë e tillë nuk ndodhi, prandaj edhe sot deponuam këtë Kallëzim Penal.’’ thuhet në njoftimin e Lëvizjes e Vetëvendosje.
Ata thonë se presim nga organet e drejtësisë që të marrin masa ndaj atyre që e keqpërdoren detyrën zyrtare duke toleruar ndërtime pa leje në qendër të qytetit./Shqip.com