Lajme

Vuçiq: Presioni ndaj Serbisë po rritet, Quint’i më kërkoi takim urgjent

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë presioni ndaj Serbisë do të rritet.

Ai ka thënë se situata në lidhje më Kosovës është e komplikuar sepse të gjithë duan që të përfundojë “saga e Kosovës”.

“Është e qartë për ju se të gjithë po i referohen gjithnjë e më shumë të ashtuquajturit precedent i Kosovës, kështu që qëllimi i fuqive perëndimore është ta zgjidhin atë, nuk do të zgjedhin mjetet për të arritur deri te kjo”, tha ai.

Ai tha se janë të gatshëm për çdo lloje provokimi.

“Ne duhet të jemi të gatshëm për çdo lloj provokimi, të punojmë në afatshkurtër ashtu dhe afatgjatë për të ruajtur paqen, por edhe për të përforcuar forcën tonë parandaluese, mbi të gjitha forcën ushtarake dhe kjo është ajo që po bëjmë”, tha ai, raporton Euronews Serbia.

Duke folur për propozimin e Gjermanisë dhe Francës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Vuçiq ka përsëritur se ka refuzuar ta marrë dokumentin, sepse, sipas tij, përfaqësuesit në takimin me të i kanë thënë se dokumenti është sekret.

“Ata nuk më kërcënojnë kurrë mua, por vendin tonë. Le të themi ajo “rrahje e rëndë”. Kur më erdhën për herë të parë përfaqësuesit [e Francës dhe Gjermanisë] Bonnin dhe Plettner, i prita. Me ta ishte edhe Lajçak dhe sikur e dija, refuzova ta marr atë letër, kurse e dija që shqiptarët do ta botonin”, tha Vuçiq.

“Dhe pastaj e shoh sonte, që Quinta kërkoi një takim urgjente me mua. Supozoj se do të na sjellin atë që tashmë kanë paralajmëruar shqiptarët”, tha ai. 

Kujtojmë se Vuçiq në mëngjes do të takohet me ambasadorët e vendeve të Kuintit.

/Shqip.com