Lajme

Vuçiq për takimin e dytë me Kurtin: Përparimi në dialog është në interesin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

19 korriku është data kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takohet për herë të dytë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq – ky i fundit beson se përparimi në dialog është në interes të Serbisë.

Për këtë i pari në Serbi, theksoi se në dialog shkojnë me besim “për zgjidhjen e problemeve specifike”.

“Sa i përket Brukselit, ne po shkojmë me besimin më të mirë, për të biseduar dhe zgjidhur probleme specifike që nga personat e zhdukur për gjithçka tjetër,” raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, transmeton Shqip.com.

Ai e lidhi “suksesin e Serbisë në dialog”, me mundësinë e zhvillimit ekonomike duke iu referuar tërheqjes më të lehtë të investimeve të jashtme.

Takimi i parë ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit, kishte përfunduar me mospajtime të shumta.

Nga aty u konstatua se “takimi ishte i vështirë”, dhe pika e vetme e pajtimit ishte; të takohemi përsëri.

Pikërisht, 19 korriku është data kur për herë të dytë ballafaqohen dy njerëzit më të pushtetshëm në Kosovë e Serbi.

Të martën, kreu i ekzekutivit Kosovar, ka deklaruar se “mund të jetojnë edhe pa njohjen nga Serbia”.

Ndërsa, Vuçiq shpesh e potencon se “nuk do ta njohin Kosovën”. /Shqip.com