Lajme

Vuçiq paralajmëron referendum për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, do të paraqitet në një seancë dëgimore para ligjvënësve kosovarë më 12 korrik, transmeton Shqip.com.

Ditë më parë Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit ka aprovuar kërkesën e Simmons për të raportuar lidhur me pretendimet e tij se EULEX ka bërë një mori skandalesh në Kosovë.

Se do të raportojë para deputetëve më 12 korrik, e ka konfirmuar për RTK-në vetë Simmons.

“Unë pres që ta jap dëshminë time në Parlamentin e Kosovës më 12 korrik. Kam besim se pasi të dëshmojë, Parlamenti të vendosë që të nis një hetim të plotë publik”, ka thënë Simmons.

Ndërkaq, avokati i Simmons, Artan Qerkini, tregon për formatin e raportimit dhe pretendimet e ish-gjyqtarit britanik.

“Pas kërkesës së ardhur nga Kuvendi që Simmons të raportoj më 12 korrik, kam kontaktuar me të, dhe ai e konfirmuar që do të raportojë nëpërmjet video-lidhjes. Arsyeja pse Z.Simmons nuk ka mundur të vie fizikisht në Kosovë, është përhapja e variantit Delta të Coronavirusit, dhe në rast se vjen do t’i duhej të qëndronte 2 javë në karantinë”, u shpreh Qerkini. /Shqip.com