Lajme

Vuçiq: Na pret një ditë e vështirë dhe e vetmja gjë që i premtoj popullit të Serbisë është se do të luftojmë për vendin tonë

Një ditë para se në Këshillin e Evropës pritet të diskutohet për çështjen e liberalizimit të vizave, ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai është shprehur se nuk mund të hyjë live siç ndodhë zakonisht për shkak të problemeve me telefonin e tij raporton Danas.

“ Për arsye teknike sonte nuk mund të flasë live, siç ka bërë të ditur më herët në profilin @buducnostsrbijeav. Ju kërkoj falje të gjithëve, besoni apo jo, për herë të parë nuk më funksionon telefoni, nuk më funksionon mikrofoni, kështu që nesër do të flas për tema të nxehta për qytetarët e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Ai po ashtu ka shtuar se nesër është një ditë e vështirë por që i ka premtuar popullit të Serbisë që do të luftojë deri në fund./Shqip.com

Reagimi i Vuçiq në Instagram