Vuçiq me vizitë zyrtare në Francë pritet të ketë takim me Macron
Publikuar:
(10.11.2022 10:06:26)

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ndodhet për një vizitë dyditore në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e pestë të Paqes në Paris.
Në ditën e parë të vizitës, presidenti Vuçiq do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee, raporton Tvmost.
Në ditën e dytë të qëndrimit në kryeqytetin e Francës, presidenti Vuçiq do të ketë një sërë takimesh dypalëshe me evropianë dhe zyrtarë të vendeve pjesëmarrëse në Forum.
Në këtë forum pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
/Shqip.com