Lajme

Vuçiq: Kurti u befasua kur i thashë që nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën mbrëma se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin që kanë pasur në Bruksel në kuadër të dialogut mes dy shteteve, ky i fundit është befasuar nga përgjigja e tij se Serbia s’do ta njohë kurrë Kosovën, transmeton Shqip.com.

Ai tha se Kurti në tryezën e dialogut kërkonte vetëm njohje nga Serbia, derisa e citoi duke thënë “nuk kemi nevojë të flasim për asgjë tjetër këtu, vetëm nëse doni të na pranoni apo jo?”.

“Tani ka shumë variacione të ndryshme dhe gjithçka tjetër. Unë iu përgjigja njeriut që erdhi, ai më pa për herë të dytë në jetën e tij, herën e parë ishte në Mynih kur sapo fitoi herën e parë në zgjedhje, dhe pastaj u befasua nga përgjigjja që mori, sepse mendoi ai mund të provokojë, po ai i ka të gjitha të drejtat e kësaj bote për të akuzuar Serbinë për gjithçka që i shkon në mendje”, u shpreh Vuçiq për Euronews Serbia.

Ai shtoi se shefit të qeverisë së Kosovës nuk i ka kthyer përgjigje pasi ai e kishte pyetur disa herë se kur do ta njohin Kosovën.

“Jo, jo, po heshtja dhe po e shikoja. Shikoja pak nga ana tjetër, dhe pastaj ai më thotë: ‘Epo, kur?’. Unë heshtja dhe shikoja. Pastaj ai thotë ‘Kur’. Pastaj kur ai përsëriti dhjetë herë, atëherë unë i thashë kurrë”. /Shqip.com