Lajme

Vuçiq: Kosova planifikon aksion në veri më 6 nëntor

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se “Kosova po planifikon aksion në veri më 6 nëntor”.

Vuçiq shtoi se ky  është një “kërcënim” që “Prishtina po ia bën Serbisë”.

Mediat serbe kanë shkruar se ekziston rreziku që Kosova ta shfrytëzojë situatën dhe të marr nën kontroll trafostacionin në “Valaç”, afër Zveçanit, përmes së të cilit shpërndahet 85 për qind e energjisë elektrike në veri.

“Nuk jam i sigurt se do të jenë lajme të mira as për ta. Duhet të mendohet mirë për vendimet vetanake. Nuk kemi ku të shkojmë, ne mund të bëjmë vetëm lëvizje të detyruara, jo për fajin tonë”, ka deklaruar Vuçiq.

Një pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës në veri të vendit.

Gjithashtu, i pari i Serbisë, ka thënë se “Kosova edhe sipas sistemit të saj ligjor obligohet t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare”.

Mbi këtë, ka shtuar se “Kosova nuk dëshiron ta themelojë Asociaconin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Duke vazhduar me pretendimin se zv-kryeministri, Besnik Bislimi, i ka thënë Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell “se aksionet në veri do të vazhdojnë”.

Lexo edhe:
Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

Dy aksione janë zhvilluar në veri. Madje ai i shtatorit përfundoi vetëm në tetor.

Pas aksionit të parë ishte arritur marrëveshja e Bruselit për targat.

Ndërsa, për dy javë forcat e KFOR-it qëndruan në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak. /Shqip.com