Lajme

Vuçiq konfirmon publikisht se në veri ka serbë të uniformuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në veri të Kosovës më 31 korrik janë shfaqur serbë, të rinj e të vjetër, siç thotë ‘’për ta mbrojtur Kosovën nga agresorët’’.

Siç raportojnë mediat serbë ai tha se serbët ishin me uniforma , por të paarmatosur .

”Për herë të parë u shfaqen fytyra, të rinj dhe të vjetër, me uniforma të ndryshme që kërkojnë të mbrojnë veriun e Kosovës nga agresorët. Kur ata të rinj të kombësisë serbe u shfaqën pa armë, i gjithë populli, të gjitha gratë në zonat urbane, zbritën për t’i përshëndetur dhe për t’u thënë ‘Mirë se erdhe liri’ ”, raporton b92.

Vuçiq tutje tha se i ka lutur serbët që mos të largohen nga institucionet e Kosovës.

“I kam lutur serbët që të mos largohen nga institucionet, edhe pse e di që kjo është e papëlqyeshme në Serbi. Kur të largohesh nga policia, do të linit një numër serbësh pa armë. Kur serbët të largohen nga gjykatat, kush do ta ndiqte dikë për përdhunimi i një gruaje serbe. Askush. E di që serbët do të mbrojnë vatrat tona dhe puna jonë është të ruajmë paqen së bashku me ta. Në fund të fundit ata e dinë në bashkësinë ndërkombëtare për vendosmërinë time. Ne do ta shpëtojmë popullin tonë dhe atje nuk do të ketë stuhi apo vetëtima.”

Ndryshe, nga 1 shtatori Kosova rifillon masën e reciprocitetit për targa ndaj Serbisë.

Po ashtu nis edhe reciprociteti i letërnjoftimeve marrëveshje kjo e arritur më 27 gusht mes Kosovës dhe Serbisë.

Masa e reciprocitetit ndalon përdorimin e targave serbe të automjeteve me akronimet e qyteteve të Kosovës.

Ketë vendim, Qeveria e Kosovës e kishte marrë në mbledhjen e 29 qershorit të këtij viti dhe ishte planifikuar që të fillojë së zbatuari më 1 gusht.

Për shkak të tensioneve që u krijuan në veri të Kosovës vendimi i shty për një muaj me kërkesë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së./SHQIP.com