Lajme

Vuçiq: KFOR-i na është përgjigjur negativisht, e kemi pritur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se misioni ushtarak i NATO-s, në përgjigjen e kthyer në drejtim të Qeverisë së Serbisë, ka theksuar nuk është e nevojshme prezenca e forcave serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo ishte e pritshme dhe se të gjithë e dinin përgjigjen e tyre paraprakisht.

“Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e kam marrë edhe unë, ata janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244.

Por ata nuk iu referuan një pjese të Rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë. Ata u thirrën në normën normative për të ruajtur rendin dhe ligjin” tha Vuçiq.

Siç thotë presidenti serb, letrën është dorëzuar në prag të Krishtlindjes. Ai shton se një përgjigje pozitive në atë ditë do të ishte mirë, por mendon se është e papërshtatshme të dërgohet një përgjigje negative në një festë të tillë.

Kujtojmë se, më 15 dhjetor Serbia edhe zyrtarisht i kishte kërkuar KFOR-it leje për dërgimin e 1 mijë trupave në territorin e Kosovës, duke u thirrur në Rezolutën 1244.

/Shqip.com