Lajme Ballkan

Vuçiq: Do të luftojmë për të mbrojtur interesat tona, po vjen një konflikt i madh botëror

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot në Nju Jork se situata gjeopolitike në botë po përkeqësohet dhe se do të pasojë një konflikt i madh botëror.

“Unë nuk do të tregoj histori të bukura, se mjalti dhe qumështi do të rrjedhin dhe lulet do të lulëzojnë, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me politikën botërore dhe situatën gjeopolitike, e cila është duke u zbehur. Ne do të marrim pjesë në një konflikt të madh botëror”, tha Vuçiq raporton Tanjug.

Vuçiq theksoi se fjalimi i tij në Debatin e Përgjithshëm të OKB-së në New York tërhoqi vëmendjen sepse ishte ndryshe dhe sepse dikush nga një vend i vogël për nga popullsia guxoi të thoshte të vërtetën.

Po ashtu ai theksioi se sot në New York ka pasur shumë biseda bilaterale, duke përfshirë një takim me shefin e diplomacisë kineze, Wang Yi, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kinës./Shqip.com