Lajme

Vuçiç takohet me Ramën dhe e quan “mik”

Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, janë takuar mbrëmjen e sotme në Nju Jork, përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.

Lajmin e ka bërë me dije Vuçiq në një postim që ka bërë në “Instagram”.

Presidenti serb ka thënë se shkëmbeu një përshëndetje të vogël me mikun e tij, Edi Rama.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiq në postimin e tij.

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./Shqip.com