Vuçiç takim me ministrin e Jashtëm kinez në New York, kërkon mbështetjen e Pekinit për situatën me Kosovën
Publikuar:
(25.09.2024 22:55:40)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar për situatën në Kosovë me ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Yi.
Në një postim në Instagram, Vuçiç shkroi se “në Kosovë paraqitet një situatë gjithnjë e më të vështirë për popullin serb” dhe se kërkonte mbështetjen e Kinës në “luftën për të ruajtur të drejtën ndërkombëtare”.
Ai shtoi gjithashtu se Serbia i është mirënjohëse Kinës sepse votoi kundër rezolutës për Srebrenicën.
Vuçiç dhe Yi u takuan në Nju Jork gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
/Shqip.com