Vuçiç shpërthen kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Në samit nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se pati takime shumë të suksesshme në Odessa dhe se falënderoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe integritetit territorial të Serbisë.
Me këtë deklaratë, Vuçiç nënkuptoi mosnjohjen e Kosovës si dhe mungesën e përfaqësuesve nga Prishtina në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.
Vuçiç theksoi se ky ishte një gjest i shkëlqyer ndaj Serbia.
“Patëm takime shumë të suksesshme këtu në Odessa. Kjo është hera ime e katërt që marr pjesë në samitin e Evropës Juglindore-Ukrainë dhe hera ime e parë në territorin ukrainas. Falënderova mikpritësit tanë ukrainas, Presidentin Zelensky, për respektimin e, integritetit territorial të Serbisë. Sic edhe e pate ketu nuk kishte asnje perfaqesues te Prishtines.”
Nga krahu tjeter edhe Zelensky falënderon Vuçiçin për iniciativën për rindërtimin e vendbanimeve ukrainase.
Pasi bisedoi me Vuçiçin në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, Zelensky tha në llogarinë e tij në Instagram se ishte një “formë bashkëpunimi vërtet efektive” dhe shtoi se mezi priste rezultate pozitive.
/Shqip.com