Vdes një person në Zllakuqan të Klinës, tre të arrestuar
Publikuar:
(15.04.2022 20:11:06)

Në Zllakuqan të Klinës, ka vdekur një person si pasojë e plagëve të marra.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Shqip.com se tre persona janë arrestuar.

“Rreth orës 18:20, policia është njoftuar për një plagosje në Zllakuqan të Klinës. Viktima është dërguar me ambulancë në spitalin rajonal, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, është shprehur Gashi.
Gashi ka njoftuar se janë duke hetuar rastin./Shqip.com