Lajme Botë

Vritet fotoreporteri indian i Reuters në Afganistan

Fotoreporteri indian, Danish Siddiqui,

Fotoreporteri indian, Danish Siddiqui, është vrarë në Kandahar të Afganistanit ndërsa ishte duke raportuar me forcat afgane të sigurisë, transmeton SHQIP.

Një komandant afgan i tha Reuters se Siddiqui u vra të Premten ndërsa mbulonte një përplasje midis forcave afgane të sigurisë dhe luftëtarëve Talibanë pranë një kalimi kufitar me Pakistanin në Spin Boldak.

“Të shqetësuar thellë nga lajmi i trishtuar i vrasjes së një miku, Danish Siddiqui në Kandahar. Gazetari indian dhe fituesi i Çmimit Pulitzer ishte i ndwrlidhte me  forcat afgane të sigurisë. Unë e takova atë dy javë më parë para nisjes së tij në Kabul. Ngushëllime për familjen e tij dhe Reuters”, shkroi ambasadori indian në Afganistan, Farid Mamundzay në Twitter.

Siddiqui kishte raportuar kohët e fundit për një mision nga forcat speciale afgane për të shpëtuar një polic i cili ishte prerë nga të tjerët dhe kishte luftuar talebanët për orë të tëra vetë.

Raportimet e tij përfshinin imazhe grafike të automjeteve të forcave afgane që ishin në shënjestër me raketa./SHQIP.com