Lajme Botë

Vritet anëtari i pestë paraushtarak iranian, presidenti paralajmëron se protestuesit do të trajtohen ‘në mënyrë vendimtare’

Protesta

Anëtari i pestë i një grupi paraushtarak vullnetar iranian vdiq të dielën pasi u përlesh me ata që media shtetërore i quajti “rebelë dhe banditë”, ndërsa presidenti i vendit Ebrahim Raisi ka paralajmëruar se protestuesit do të trajtoheshin “në mënyrë vendimtare” pas disa ditë trazirash mbarëkombëtare.

Personi vdiq nga plagët e marra të enjten në qytetin Urmia në veriperëndim të Iranit, shkruan agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA transmeton CNN.

Anëtarë të tjerë të Basij, një organizatë paraushtarake e lidhur me Korpusin e fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), janë vrarë në Qazvin, Tabriz, Mashhad dhe Qouchan.

Njerëzit ndezin një zjarr gjatë një proteste për vdekjen e Mahsa Amini në Teheran

Protestat janë nxitur nga vdekja e Mahsa Amini, një gruaje kurde iraniane 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator, e akuzuar për shkelje të kodit konservator të veshjes së vendit.

Që nga e premtja, janë zhvilluar demonstrata në të paktën 40 qytete në mbarë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Teheran, me protestues që kërkojnë t’i jepet fund dhunës dhe diskriminimit ndaj grave, si dhe t’i jepet fund veshjes së detyrueshme të hixhabit.

Të paktën 35 persona kanë vdekur në Iran në protestat e fundit për vdekjen e Amini, tha media shtetërore Transmetimi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) të premten vonë./Shqip.com