Vriten dy persona në Pejë, njëri dyshohet se ishte kandidat për kryetar
Publikuar:
(08.09.2021 21:16:09)

Dy persona janë vrarë të mërkurën mbrëma në Pejë.
Njëri nga ta, sipas raportimeve në media, ishte kandidat për kryetar të kësaj komune për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Se dy persona të pajetë janë dërguar në Spitalin e Pejës e ka konfirmuar për Shqip.com drejtori i këtij spitali Naim Sahitaj, por i njëjti nuk ka dhënë asnjë detaj.
“Po, mund të konfirmoj se dy persona të vdekur janë sjellë sonte në Spitalin e Pejës, por emrat dhe detaje të tjera s’mund të ua tregoj”, ka thënë Sahitaj.
Gazeta ka provuar disa herë të kontaktojë me zyrtarë të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, por asnjëri nga ta nuk ka qenë i qasshëm.
Shqip.com do të ju mbajë të informuar…