Lajme Botë

Vriten 15 persona në protestat në Iran

Rreth 15 persona janë qëlluar për vdekje në Iran, duke përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë dhe një djalë nëntë vjeçar, ndërsa vendi përjetoi një nga netët e tij më serioze dhe më të përhapura të protestave të nëntë javëve të fundit.

Në përvjetorin e kryengritjes së vitit 2019, agjencitë shtetërore të lajmeve fajësuan terroristët me dy motoçikleta për vrasjen e shtatë personave në një qendër tregtare në qytetin jugor të Izeh Khuzesta. Megjithatë, protestuesit, per media kanë thënë, se anëtarët e forcës së milicisë Basij vrapuan duke vrarë ndër të tjera një djalë nëntë vjeçar të ulur në makinë bashkë me babanë e tij.

Agjencitë e brendshme iraniane të lajmeve ndoqën linjën e qeverisë se forcat e panjohura anti-qeveritare ose terroristët e Shtetit Islamik ishin përgjegjës, por dëshmitarët pretenduan se civilët e paarmatosur u qëlluan.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve gjatë protestave të fundit ka shkuar në 348, sipas Harana, një agjenci për të drejtat e njeriut, megjithëse shifrat janë të pamundura për t’u verifikuar.

Agjencitë qeveritare të lajmeve thanë se vrasjet mund të jenë një shenjë se protestat po kthehen në një kryengritje të armatosur. Një hetim i plumbave në trupat e të vrarëve do të mbahet dhe tani ka të ngjarë të ketë një betejë masive propagandistike në të cilën qeveria do të argumentojë se protestat janë baza për “sirianizimin” e Iranit dhe një kolaps të rendit publik.

/Shqip.com