Sport Ndërkombëtar

Vrioni shkëlqen në ShBA, sulmuesi shqiptar shënon dy gola dhe i jep fitoren skuadrës së tij

FOTO: BSP Football Agency
FOTO: BSP Football Agency

Duket se Xhiakomo Vrioni po rigjen një formë të mirë në SHBA, ku së fundi ka shkëlqyer me dy gola të shënuar.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u aktivizua në pjesën e dytë në takimin miqësore mes Orlando City dhe Neë England Revolution, me skuadrën e tij që ishte në disavantazhin e një goli.

Në minutën e 71-të, 24-vjeçari realizoi golin e parë, ndërsa në të 82-tën ai përmbysi çdo gjë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

/Shqip.com