VIDEO/ Vrau me thikë Halil Kokën, pamje nga tritoli që iu vendos banesës së Ilir Koçiljas në Durrës
Publikuar:
(27.02.2024 12:25:07)

Policia e Durrësit ka shoqëruar disa persona në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e Ilir Kociljas, i cili pak ditë më parë vrau me thikë Halil Kokën, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit.
Mësohet se policia ka ndërtuar identikitin e autorit të dyshuar bazuar në kamerat e sigurisë së bizneseve përreth.
Në pamjet shihen dëmet e shkaktuara nga lënda plasëse, me pajisje dhe orendi të shkatërruara, ndërsa dëme ka edhe në makinat e parkuara jashtë shtëpisë.
/Shqip.com