Lajme

Vrasje në Pakashticë të Podujevës

Ilustrim.

Një 30-vjeçar ka mbetur i vrarë pasditen e së mërkurës në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendngjarje, teksa lidhur me rastin është arrestuar një person, 34-vjeçar.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar:  F.B mashkull 34 vjeç”, tha ajo.

Tutje, Ahmeti tregoi se në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë./SHQIP.com