Vrasja në Zllakuqan të Klinës, Gjykata merr vendim për të dyshuarin
Publikuar:
(17.04.2022 16:54:14)

Është caktuar masa e paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarit për vrasjen e një personi, të premten në Zllakuqan të Klinës.
Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti e ka konfirmuar rastin për Shqip.com.
“Një muaj është caktuar masa e paraburgimit për personin që dyshohet se ka kryer vrasjen. Kërkesa e Prokurorisë ka qenë kështu dhe Gjykata e ka miratua”, ka thënë Zhuti.
Të premten një person ka vdekur si pasojë e palgëve të marra, ku dyshohet se një person tashmë i arrestuar e ka vrarë me armë zjarri dhe gjithashtu në rast dyshohet se ishin të përfshirë edhe dy të tjerë./Shqip.com