Lajme

Vrasja në QKUK, i dyshuari në arrati

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në oborrin e QKUK-së.

Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.

Familjarë të viktimës kanë deklaruar se çifti kishte mosmarrëveshje në mes veti dhe për këtë e dinte edhe Policia e Kosovës.

I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët.

I njëjti ndodhet ende në arrati.Sot në Prishtinë, pritet të organizohet protestë.

Kjo protestë, organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe nis nga ora 16:00.

Protesta organizohet në “Sheshin Zahir Pajaziti”.

/Shqip.com