Lajme

Vrasja në Kolovicë, policia e cilëson si “vrasje nga pakujdesia”

Ilustrim

“Vrasje nga pakujdesia” është cilësuar vrasja e 25 shtatorit në lagjen “Kolovicë e Vjetër” të Prishtinës.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, viktima dhe i dyshuari kishin dalur për gjueti-rekreacion.

“Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar derisa kanë qenë  për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e  viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK “, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.

Lexo edhe:
Vritet një person në Kolovicë të Prishtinës

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Shqip.com