Lajme

Vrasja në Gjilan, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Prokuroria në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin që vrau me thikë një person në fshatin Dobërçan.

Motivet ende janë të panjohura.

Sipas kërkesës, “ekziston dyshimi i bazuar se, më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, i pandehuri D.T., me dashje,  për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.B., duke e goditur me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit”.

Raportohet se i dyshuari është Dibran Tahiri, ndërsa viktima Armend Behluli.

/Shqip.com