Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës, merret në mbrojtje nga policia nëna e 3 fëmijëve
Publikuar:
(24.02.2024 15:03:56)

Bashkëshortja e Pëllumb Metës, i vrarë nga djali 25-vjeç dhe groposur nga fëmijët në Shën Vlash të Durrësit, është marrë në mbrojtje nga policia e Durrësit.
Blerina Meta nuk është lejuar sot në ceremoninë mortore të burrit.
Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre, Blerina u shoqërua nga policia e Durrësit deri në familjen e babait të saj në Laç.
/Shqip.com