Lajme

Vrasja e Oliver Ivanoviçit, arrestohet edhe një person

Politikani serb, Oliver Ivanoviq.

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet MM, i nacionalitetit serb, me urdhër të Zyrës Speciale të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri MM, dyshohet si anëtar i grupit kriminal të anëtarëve që kanë marrë pjesë aktive në kryerjen e veprave penale ”Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të gjithë” nga neni 283 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. , lidhur me veprat penale ”Vrasje e rëndë” sipas nenit 179 paragrafi 1.9, të KPRK-së, në vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, së bashku edhe me të akuzuarit e tjerë NS, MR, RB dhe SA, ku për të gjithë është duke gjykuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se po ashtu, i njëjti që nga fillimi i vitit 2019, ka qenë i arrirë për organet e ndjekjes, edhe pse ka pasur Urdhërarrest në fuqi, dhe më datë 19.10.2022, në ditën e mbrëmjes është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lexo edhe:
Dëshmitari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit refuzon të deklarohet për shkaqe sigurie

“Ndaj të njëjtit do të vazhdohet me procedurat sipas Kodit të Procedurës Penale, ku brenda afateve ligjore do të bëhet edhe për caktimin e masave të paraburgimit, në mënyrë që procedura të vazhdojë pa pengesa”, thuhet në njoftim.

Seanca fillestare për rastin e Oliver Ivanoviçit  ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Lexo edhe:
Nipi i Oliver Ivanoviqit: Vrasja e Oliverit është kryer me ndihmën e ndonjë serbi me ndikim në Kosovë

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

/Shqip.com