Lajme

Vrasja e Martinit/ Mister kush e shoqëroi autorin me makinë pas krimit. Çfarë pritet të zbardhin kamerat e sigurisë

Pasi qëlloi disa herë me thikë bashkëmoshatarin Martin Cani, autori i dyshuar i vrasjes u largua nga vendi i krimit dhe u kujdes të fshihte armën me të cilën e kreu atë. Për disa ditë me radhë ai nuk tregoi ku e kishte fshehur thikën të cilën e ekspozoi me krenari në rrjetet sociale pas krimit, por policia mundi ta gjejë të premten bashkë me çantën e shkollës në çatinë e një godine 1-katëshe në rrugën “Fadil Rada”, pas ATSH-së ose pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Megjithëse 14-vjeçari nuk është marrë në pyetje nga policia, detajet po dalin në dritë një e nga një dhe një nga misteret që policia po punon për ta zbardhur, është njeriu që e shoqëroi 14-vjeçarin me makinë pas krimit. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë ndërsa është marrë dhe dëshmia e mësuesve, e oficeres së sigurisë dhe personave që mund të japin detaje me rëndësi për hetimin.

/Shqip.com