Vrasja e Martin Canit/ Vendoset sot transferimi e autorit nga spitali, mjeku nuk pranon plotësimin e epikrizës, “Burgjet” njoftojnë policinë
Publikuar:
(26.11.2024 11:16:20)
Vendoset sot në lidhje me transferimin nga spitali të 14-vjeçarit i cili i mori jetën Martin Canit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se zyrtarët e burgjeve kanë njoftuar policinë, pasi mjeku i spitalit privat ku po merr ndihmën mjekësore autori, nuk pranon të plotësojë epikrizën.
Autori, është shtruar në një spital privat që në momentin e ndodhjes së krimit, pasi në monetin kur ka sulmuar Martin Canin, është dëmtuar edhe vetë me armën e krimit (thikë).
Kujtojmë se ndaj 14-vjeçarit është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”, masë e cila iu komunikua në abientet e spitalit.
/Shqip.com