Lajme

Vrasja e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit, Gjykata e Strasburgut merr vendimin

Gjykata e Strasburgut ka dhënë verdiktin e saj për vdekjen e Aleks Nikës, njërit prej 4 protestuesve që mbetën të vrarë në 21 janar të vitit 2011, përpara Kryeministrisë.

Sipas vendimit të Gjykatës, në këtë çështje ka dy shkelje, të cilat janë vrasja dhe mos-zbardhja e ngjarjes.

Sipas argumentimit, Gjykata pretendoi se ligji i kohës dhe plani masave të Gardës nuk garantonin jetën dhe zbardhja e ngjarjes nuk u realizua.

Këto cilësohen si shkelje të dy aspekteve të jetës, sipas Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Iashin familjarët e Nikës të cilët dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pas vdekjes së tij.

Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin dy vite më parë për vrasjen e Nikës, por familjarët kërkuan që çështjen ta marrë në dorë SPAK.

Por SPAK shpalli mos-kompetencën për hetimin e kësaj ngjarjeje dhe kjo vrasje po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

Një hetim i mëhershëm për vrasjet e 21 janarit dërgoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.

Gjykata vlerësoi se vrasjet e Hekuran Dedajt, Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite burg.

/Shqip.com