Vrasja e 21-vjeçarit në Gjilan ndodhi për shkak të borxhit – kërkohet paraburgim ndaj pesë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar paraburgim ndaj pesë personave që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e 8 nëntorit në lagjen “Arbëria” në Gjilan.
Personat me inicialet V.H., E.N., R.I., A.S. dhe B.K., dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, shkruan Shqip .com.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 08 mëntor 2021, rreth orës 20:40 minuta, në lagjen ‘Arbëria’, në Gjilan, afër shtëpisë së të ndjerit E.R., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla në mes të pandehurve, të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin E.R”, thuhet në komunikatën për media.

Të dyshuarit, të pajisur me dy lloje të armëve, kanë shtënë në drejtim të njëri-tjetrit me ç’rast ka mbetur i vdekur 21-vjeçari.
Ndërsa, i plagosur me plagë të rënda ka mbetur V.H, i cili është duke u shëruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Shqip.com