Lajme

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, flet kushëriri i tij: U vra sepse punonte në fermat e një personi me precedent penal?

Pamje nga vendi i ngjarjes. Shkodër, shtator 2022

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër një natë më parë, ku një 19-vjeçar u vra teksa po qëndronte në një lokal të qytetit, ka tronditur mbarë vendin.

Një kushëri i të riut, ka reaguar në lidhje me ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale, ku është shprehur se familja e të riut që u vra, ishte një familje e thjeshtë që bënte punë të ndershme për të jetuar një jetë normale, shkruan TCH.

Ai u shpreh në statusin e tij, se sot kishte marrë vesh se Erioni ka punuar në fermat e një personi me precedent penalë, por kjo nuk është absolutisht arsye sipas tij, për të vrarë një 19-vjeçar, pasi sipas kësaj logjike nuk do mund të punojmë pasi na rrezikohet jeta.

Ai tha se pas të gjitha vrasjeve të shumta që kanë ndodhur në Shkodër, nuk ka humbur jetën asnjë “kokë bande” por vetëm njerëz të pafajshëm e punëtorë të thjeshtë.

Postimi: 

I riu i vrare sot eshte djali i vajzes se tezes time.

Vjen nga nje familje e thjeshte, e ema mesuese, i ati ka punuar si shofer, eshte marre me rritje bletesh dhe pune te ndryshme për te mbajtur familjen me djerse dhe me nder.

Njerez te qete, te urte e fjale mire.

Sot marr vesh se Erjoni paska punuar ne nje nga fermat e personave me preçedent penale?!

A eshte kjo arsye te vritet nje 19-vjeçar?!

Ne jetojme në Shkoder e dime mire se kush i ka bizneset atje dhe si i kane bere.

A duhet te jete kaq e pa sigurte jeta sa mund te rrezikohesh edhe po te shkosh në pune?!

Shkodra ka vite qe mbahet peng nga nje lufte mes bandash me perkrahje politike majtas e djathtas. Banda qe e kane kthyer ate qytet me keq se Palermon dhe Policia e Shtetit nuk guxon te beje punen e saje sepse keta njerez mbrohen nga lart për çdo gje qe bejne.

Kryeministri ne nje dalje për mediat tha: “Kokat e tyre hengshin” edhe pse te gjithe e dime se për çdo fushate ai ha koka qengji me njeren nga bandat atje. Ndersa banden tjeter e ka lene te gostise opoziten.

Ne fakt me gjithe numrin e madh te te vrareve ne Shkoder, asnje koke bande nuk eshte vrare. Jane vrare vetem qytetare te pafajshem, punetore ferme, punetore shezllonesh, shites peshku, te cilët buka e gojes i ka çuar aty.

Ka ardhur koha qe qytetaret e Shkodres ti bejne presion shtetit ti japi fund kesaj lufte mes bandash dhe jo te perkrahe bandite.

Kjo qe shikoni ne vidéo eshte thirrja e deshperuar e nje babai i cili ka humbur djalin e tij vetem 19-vjeç.

Nese nuk reagoni sot, neser mund te jete femija juaj./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022