Vranica: 10 mijë punëtorë humbën punën që nga fillimi i pandemisë COVID-19

10 mijë punëtorë humbën punën dhe mbi 2 mijë biznese konsiderohen se janë më pak në vend që nga fillimi i pandemisë Coronavirus.
Kështu ka bërë të ditur Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vrainca, ku nuk e ka përkrahur edhe shumë lejimin e Gastronomisë deri në ora 23:00.
Sipas tyre deri në ora 23:00 kanë punuar me muaj të tërë, teksa thonë se kanë vështirësi së funksionari.
“Edhe gastronomia ka vështirësi në likuiditet. Shumica e bizneseve kanë larguar punëtorë prej punës, kanë pasur probleme me qira dhe ka pasur dëm të madh ku 2 mijë biznese konsiderohet që janë më pak. Ose duhet me pas lirim ose mbështetje financiare. Këto të gjitha kanë ndikuar që përsëri të hasim në vështirësi në likuiditet”, tha Vrainca.
Diar Sada nga kafiteria “De rada”, e ka mirëpritur lirimin e masave, pasi sipas tij funksionimi deri në këtë orë i ndihmon sado pak gastronomët.
Sada ka thënë se populli është vaksinuar dhe nuk beson se do të ketë masa të tjera apo të mbyllet gastronomia pasi që sipas tij është e nevojshme për të vazhduar punën si zakonisht.
“Tek ne nuk kanë humbur asnjë punëtorë vendin e punës sepse kemi zvogëluar orarin e punës si të para ditës po ashtu edhe të pas ditës dhe nuk kemi asnjë punëtorë që ka humbur vendin e punës, por nëse vazhdohet ashtu me masa Qeveria të jap masa të tjera ne mund ta rrezikojmë vendin e punës, po ashtu edhe zvogëlohet puna”, tha ai.