Vranët dhe me shi
Publikuar:
(31.05.2023 08:19:59)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, me shi dhe shkarkime rrufesh.
IHK njofton në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcillen me stuhi dhe breshër.
Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.
Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

/Shqip.com