Voton Zenun Elezaj: Nuk kemi informata për parregullsi
Publikuar:
(14.11.2021 10:57:33)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj e ka kryer obligimin e tij qytetar.
“E kryem obligimin tonë. Nuk kemi ndonjë informatë për ndonjë parregullsi dhe shpresojmë dhe urojmë që të jetë ditë e qetë dhe e mbarë”, është shprehur Elezaj
Ai ka thënë se gjithçka është duke shkuar mirë.
Elezaj është kryetar aktual i Klinës, ku sfidohet nga Partia Demokratike të Kosovës.
Esat Raci synon që t’ia rikthejë PDK-së pushtetin lokal në Klinë. /Shqip.com