Votohet rezoluta e VV-së, i kërkohet Qeverisë marrja e masave për rritjen e çmimeve
Publikuar:
(04.08.2022 10:55:34)

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që kërkon marrjen e masave nga Qeveria për adresimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë.
Kjo rezolutë kaloi me 61 vota.
Nga Qeveria është paralajmëruar një ligj për caktimin e marzhës së fitimit maksimal për produktet bazë, ngjashëm siç është bërë me çmimin e derivateve.

Të enjten, Kuvendi ka miratuar edhe raportet vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të KOSTT-it për vitin 2021.
Është miratuar edhe Ligji për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore./Shqip.com