Votohet Projektligji për kompensimin e viktimave të krimit në përputhje me legjislacionin e BE-së
Publikuar:
(23.09.2022 11:28:08)

Komisioni për Integrim Evropian e ka votuar Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Kjo është bërë e ditur nga kryetarja e komisionit, Rrezarta Krasniqi, e cila tha se 22 amendamentet e projektligjit janë në përputhje me legjislacionin e BE-së, prandaj edhe duhet të miratohet, raporton Eo.
“Kemi në rend dite shqyrtimin e Projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Kemi 22 amendamente dhe mund të konstatojmë se ky projektligj është për miratim”.
Në mbledhje është miratuar edhe raporti i punës./SHQIP.com