Lajme

Votohen rekomandimet e Komisionit për gjendjen e sektorit të ujërave në vend

Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka votuar rekomandimet e Komisionit për gjendjen në sektorin e ujërave, njofton Shqip.com.

55 deputetë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim për rekomandimin që Komisioni për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi i ka propozuar Kuvendit sa i përket gjendjes së ujërave në Kosovë.

Me këtë votim u mbyll edhe seanca që ishte vazhdim e asaj të së hënës, e cila nisi nga ora 10:00.

Gjatë ditës së djeshme në këtë seancë ka kaluar propozim-vendimi i Qeverisë për themelimin e Operës së Kosovës. 75 deputetë nga 76 të pranishëm, votuan pro këtij propozimi. /Shqip.com