Von Der Leyen vlerëson Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane, zgjerimi do të mbetet prioritet i imi
Publikuar:
(26.10.2024 15:45:14)
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është duke zhvilluar takimin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Von Der Leyen në një postim të bërë në “X”, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po bën punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.
“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar Von Der Leyen.
/Shqip.com