Lajme

Von Cramon: Vizat për kosovarët duhet të liberalizohen

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha të martën se duhet të liberalizohen vizat për kosovarët dhe që “BE nuk po i kryen detyrat”.

Këto komente, Von Cramon i bëri gjatë një konference për media në vizitën që po e zhvillon në Prishtinë.

“Shpresoj që në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuara. Kam shpresuar që gjatë udhëheqjes së presidencës së BE-së nga Gjermania do ta kemi në agjendë këtë çështje sepse të gjithë e dimë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Në fund të fundit është çështje e Këshillit të Evropës, sepse ka ende disa anëtarë të këshillit që hezitojnë”, tha Von Cramon.

Ajo foli edhe për takimin që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin – ku tha se ka diskutuar për dialogun dhe tërë portofolin e bisedimeve Prishtinë-Boegrad.

“Po kemi biseduar për dialogun dhe tërë portofolin e dialogut por nuk jemi fokusuar në ndonjë çështje specifike. Në fillim të kësaj faze të dialogut, presim nga të dyja palët që të ngirisn pritjet e tyre shumë lartë. Unë shpresoj që në javët e muajt e ardhshëm do të shohim një afrim të qëndrimeve. Kjo është diçka që mund të bëhet vetëm përmes bisedimeve”, pohoi eurodeputetja. /SHQIP