Lajme

Von Cramon: Kosova dhe Republika Serbe s’duhet të krahasohen në asnjë mënyrë

Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola vron Cramon.
Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola vron Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë se në asnjë mënyrë krahasonte Kosovën dhe Republikën Sërpska, si një entitet në Bosnje Hercegovinë.

Ajo thotë se nuk do donte që entiteti boshnjak Republika Srpska të jetë monedhë për koncesionin e Serbisë ndaj Kosovës.

“Unë nuk do ta krahasoja Kosovën dhe Republikën Srpska si entitet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe as nuk do t’i lidhja në asnjë mënyrë. Këto janë çështje të veçanta dhe me Bosnjën dhe Hercegovinën kemi të bëjmë veçmas nga dialogu Serbi-Kosovë”, ka thënë Von Cramon.

“Nuk dua të spekuloj se entiteti boshnjak Republika Srpska duhet të jetë monedhë për koncesionin e Serbisë ndaj Kosovës. Ne thjesht nuk e duam këtë pasi ndarja është ndalur”, shtoi më tej ajo në një intervistë për Al Jazeera Balkan, transmeton Shqip.com.

Më tutje, Von Cramon thotë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë një zgjidhje paqësore dhe demokratike të çështjeve të brendshme dhe zbatimit të plotë të reformave që lidhen me Bashkimin Evropian dhe jo krijimit të vazhdueshëm të tensioneve dhe nacionalizmit. /Shqip.com