Von Cramon adreson sërish pasivizimin e adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë

Eurodeputetja dhe raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se nëse Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në BE dhe në vend të kësaj preferon të ushqejë marrëdhëniet e saj me Rusinë, BE-ja nuk duhet ta detyrojë atë.
Në një intervistë për Euractiv, ajo ka adresuar edhe çështjen e shqiptarëve në jug të Serbisë për problemet me pasivizimin e adresave.
“Nëse Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në BE, ne nuk duhet t’i detyrojmë. Ndoshta ata duan të qëndrojnë jashtë dhe të shohin se si të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor anëtarësohen në BE. Është vendimi i tyre”, tha von Cramon.
Tutje ajo ka theksuar edhe ndihmën që Bashkimi Evropian ia jep Serbisë. “Por që t’i shtysh me zor dhe t’iu bësh oferta aktraktive, pse pra Serbia ka interesa më të mëdha për të punuar me Rusinë”, tha ajo.
Von Cramon ka marrë për bazë raportet e Serbisë me Kosovën për të dëshmuar se Serbia nuk është një vend i përshtatshëm për të punuar me të në BE.
“Por kur bëhet fjalë për Kosovën, mendoj se tani është koha për të kapërcyer këtë retorikë të vjetër shumë, shumë agresive, këtë qasje të tmerrshme nacionaliste. Me këtë, ne nuk mund të punojmë së bashku në Bashkimin Evropian, nuk mund të pranojmë një vend që ende jeton në të kaluarën dhe ende jeton me këto narrativa të vjetra”, shpjegoi ajo. Von Cramon tha se ajo më parë mendonte se Serbia kishte interes për t’u anëtarësuar në BE dhe për t’u bërë një lojtar aktiv në procesin e anëtarësimit, por ngjarjet e fundit, duke përfshirë përkeqësimin e marrëdhënieve me Kosovën, kanë hedhur dyshime për këtë. “Por ne duhet të shohim dhe duhet të vlerësojmë se muaji i fundit nuk ka shkuar në këtë drejtim. Dhe pas një kohe, ndoshta duhet të bëjmë një pushim,” tha ajo. Von Cramon vuri në dukje edhe mënyrën se si i trajton Serbia gazetarët, mediat, sundimin e ligjit dhe çështje të tjera.
Por eurodeputetja shtoi se duhet të ketë më shumë kritika ndaj Serbisë, veçanërisht në lidhje me BE-në.
/Shqip.com