Teknologji

Volkswagen nga 2030 me vetura vetëlëvizëse

Gjiganti gjerman i automjeteve, Volkswagen, parasheh që deri në vitin 2030 të gjitha automjetet e prodhuara do të jenë edhe me sistemin autonom.

Testet tashmë janë duke u zhvilluar si në Hamburg ashtu edhe në Mynih, por kostoja e makinës është ende e lartë, sepse prodhohet shumë pak dhe gjithmonë ekziston nevoja për të provuar nëse sistemi i tillë, e drejton më mirë automjetin se një njeri.

Tjetër pengesë janë ligjet që po dallojnë në shumë vende.

/Shqip.com