Lajme

Vlora Spanca zgjidhet Auditore e Përgjithshme

Vlora Spanca

Vlora Spanca është zgjedhur të enjten në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Kosovës me mandat pesëvjeçar.

Për zgjedhjen e saj kanë votuar për 67 deputetë, nëntë kundër dhe një abstenim.

Spanca në Kuvend ka ardhur me propozim të presidentes Vjosa Osmani.

Siç ka bërë të ditur Presidenca, ajo është ekonomiste dhe ka një përvojë 13 vjeçare në Zyrën Kombëtare të Auditimit./SHQIP.com