Lajme

Vlora Çitaku pritet të kryesojë Departamentin për Punë të Jashtme në ”Kabinetin për Qeverisje të Mirë” të PDK-së

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Vlora Çitaku pritet të udhëheqë Departamentin për Punë të Jashtme në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë për Rubikon.

“Njëra prej fushave tepër të rëndësishme, ku Partia Demokratike ka pasur gjithmonë një përvojë dhe një performancë të jashtëzakonshme, te pjesa e politikës së jashtme, politikën e jashtme dhe agjendën evropiane brenda Kabinetit të Qeverisë së Mirë do ta udhëheqë Vlora Çitaku”, është shprehur Krasniqi në “Rubikon”.

Ai theksoi se gjatë javës së ardhshme do të vazhdojë me publikimin e emrave të tjerë./Shqip.com