Lajme

Vjosa Osmani udhëton drejt Francës me ftesë të Macron. Në darkën zyrtare i pranishëm edhe zv/presidenti i SHBA, Vance

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Vizita në Francë vjen një ditë pasi Kosova zhvilloi zgjedhjet parlamentare dhe rezultatet e deritanishme nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti. Kurti pritet të nisë negociatat për formimin qeverisë së re.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë qëndrimit në Francë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Macron, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

/Shqip.com