Vjosa Osmani bën homazhe në nderim të Bujar Nishanit
Publikuar:
(02.06.2022 12:11:08)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.
Ceremonia shtetërore e përcjelljes së ish-presidentit Bujar Nishani ka nisur në orën 10:00.
Figura të larta të politikës, ministra, deputetë, kanë kryer homazhet në Presidencë.

Në orën 12:00 arkivoli me trupin e pajetë të Nishanit do të dalë nga Presidenca për t’u përcjellë për në banesën e tij të fundit në varrezat e Sharrës.
Nishani ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare./Shqip.com