Presidenca: Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri
Publikuar:
(15.04.2022 14:23:58)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmet e zyrtarëve policorë të Kosovës në veri të vendit.
Sipas Osmanit , këto veprime janë të shoqëruara me tentativa dezinformuese që synojnë të destabilizojnë situatën
‘’Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë’’ thuhet në reagimin e të parës së shtetit.
Osmani thotë së këto do të dështojnë dhe se shteti i së drejtës do të mbizotërojë.
‘’Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë’’ ka shtuar Osmani.
Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri./Shqip.com